Shkarko dokumentin këtu...

Të nderuar,

Me ndihmën tuaj, ju mund të sillni një ndryshim të madh për fëmijet e ballafaquar me një fatkeqësi momentale, dhe të jeni pjesë e luftës së tyre posaqërisht ndaj Leukemisë. Statistikat mjeksore tregojnë se Leukemia është sëmundja më e shpeshtë malinje tek fëmijët por njëherësh sëmundje me prognoza të mira nëse diagnostifikimi dhe trajtimi është i hershëm. Shumë nga fëmijët në Kosovë nuk kanë shpresë tjetër për shërim përveq se shërimit në Kosovë.

Tashmë mjekët e repartit Hematologjik/Onkologjik në Pediatri të QKUK-së, kanë sukses në trajtim të Leukemisë në Prishtinë, por kanë nevojë të menjëhershme për një laborator për diagnostifikim dhe përcjellje të trajtimit. Bashkëpunimi me fondacionin Cure2Children nga Italia shumë pacientëve iu ka mundësuar trajtimin falas në Itali. Klinika Pediatrike deri vonë ka pas mundësi dërgimi të mostrave nga pacientët në Itali për analiza të bëra falas. Fatkeqësisht këto shërbime falas janë ndërprerë.

Aparaturën e duhur Flowcytometry (me vlere mbi 40,000 Euro) NFK e ka siguruar përmesë donacioneve nga Rotary Club Prishtina International, AmCham-it - Odës Amerikane të Tregtisë në Kosovë, CSR Rrjetit Kosovar të Kompanive me Përgjëgjesi Shoqërore, kompanisë ndërkombëtare BD dhe shume donatorëve tjerë, kompanive dhe personave private me donacione më të vogla. Aparatura tanimë është e instaluar në Prishtinë.

Këtij Laboratori për diagnostifikim të hershëm të Leukemisë i duhen 12,000 Euro në nivel vjetor për reagjensa së bashku me materialin shpenzues që të sigurojm për fëmijë një shërbim të sigurt. Me këtë fond të gjithë fëmijëve suspekt do t'iu ipet falas shërbimi i diagnostifikimit.

Në pamundësi që laboratori të financohet nga buxheti i Kosovës, e sëmuarja është e tillë që nuk pret, ju keni mundësi që me mjetet e juaja të siguroni realizimin e kësaj nisme.

Të gjitha donacionet i publikojm në web-in tonë. Me pëlqim të donatorit e shënojm edhe emrin/firmën. Për vlerat mbi 2,000 Euro e vendosim llogon e donatorit në web-in tonë.

Për donacionet mbi 5,000 Euro e vendosim llogon e donatorit në web-in tonë, e përmendim nëpër prezentime dhe intervista si dhe donatori ka drejtën e përfaqësimit në Bord.

Na mburemi me transparencë në shpenzim të mjeteve të grumbulluara dhe me dedikim të qëlluar të donacioneve. Donatorët tanë mund të marin raportet e detajuara si janë shpenzuar paratë që i kanë dhënë. Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni nëse ju duhen informata/dokumente shtesë.

Me nderime,

Ilir Gorani
Drejtor ekzekutiv i NFK-së