Shkarko prezantimin këtu...

NFK Ndihmë Fëmijëve me Kancer

  • OJQ e nisur në vitin 2006 nga prindër dhe familjar të fëmijëve të prekur nga kanceri.
  • Përkrah repartin Hematologjik-Onkologjik të Klinikës Pediatrike pranë QKUK-së.
  • Vepron përmesë punës volontere të anëtarëve të vetë.

Fakte:

  • 30 Raste të Leukemisë tek fëmijët në dy vitet e fundme; të trajtuar në repartin Hematologjik-Onkologjik të Klinikës Pediatrike pranë QKUK-së.
  • Fëmijët janë pranë familjeve dhe shokëve e shoqeve të tyre.
  • Më pak shpenzime për familjet e tyre – shpesh herë nuk kanë mundësi fare të dalin jasht Kosove për trajtim.

Qëllimet:

Përkrahja repartit Onkologjik të Klinikës Pediatrike pranë QKUK-së me qëllim:
  • tejkalim i pengesave në punë të stafit / aktivitete për trajtim të fëmijëve me kancer;
  • identifikim dhe implementim i projekteve hulumtuese për parandalim dhe diagnostifikim të hershëm të sëmuarjeve malinje (prophylax).

Aktivitetet e ndërmarra:

  • Në 2006 organizuam simpozium me temë Onkologjia Pediatrike – me mysafir profesorët nga Austria.
  • Në 2007 organizuam shkuarjen e mjekut nga ky repart në trajnim specialistik nga onkologjia për fëmijë në Kinderklinik - LKH Graz, Austri.
  • Në 2008 organizuam blerjen e mikroskopit me kamere digjitale; sete me oksigjen, sete për reanimim, monitorat e parametrave vital.
  • Në 2009 organizuam shkuarjen e infermiereve të repartit për trajnim në klinikën pediatrike në Tiranë dhe pas kthimit të tyre u nis me trajtim të rasteve më të lehta të Leukemisë.

Së fundmi e instaluam paisjen Flowcytometry për diagnostifikim të hershëm të Leukemisë përmesë analizës speciale të gjakut. Grupi Etik i NFK-së e mbikqyr punën e këtij laboratori që do të punojë në bazë pa-profit.

Për qëllim transparence NFK i ka pranuar në Bordin e tij përfaqësuesit e donatorëve më të mëdhenj.